“Kuvendi më i bukur”, Këlliçi dhe Kaso thirrje për bashkim, Rudina Hajdari: Do takohem me delegatët, shpresoj që të më votojnë

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Belind Këlliçi nga ambientet e Pallatit të Kongresit pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar, ka bërë me dije se të gjithë anëtarët janë të pajisur me mjet indetifikimi dhe pa të nuk lejohet hyrja.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të Gazment Bardhit, i cili e quajti Kuvendin e sotëm një tjetër takim elektoral, Këlliçi e ftoi atë që të bëhej pjesë e takimit të sotëm.

“Është Kuvendi më i bukur që është mbajtur ndonjëherë, jam i bindur që do të jetë një Kuvend i shkëlqyer.

Është Kuvendi më transparent që ka mbajtur ndonjëherë Partia Demokratike, askujt përfshirë edhe mua, nuk i lejohet hyrja pa badge.

Dora është e shtrirë për çdo demokrat. Nuk kam asnjë përgjigje, ftoj Gazment Bardhin dhe këdo tjetër që të na vijnë dhe të na bashkohen”, tha Këlliçi.

Njëjtë si Këlliçi edhe Ilvi Kaso u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të jenë të pranishëm pasi sot sipas tij është një ditë që kuvendojnë demokratët.

“Kemi vendimmarrje të rëndësishme që janë planifikuar sot, janë ende në kohë, sot është një ditë ku mblidhen dhe kuvendojnë demokratët, kushdo që e quan veten opozitar duhet të jetë i pranishëm këtu”, tha Kaso.

E pranishme është edhe ish-deputetja Rudina Hajdari, e cila në një deklaratë për mediat shprehu qartë dëshirën e saj për të qenë sërish pjesë e PD, duke bërë me dije se ditën e sotme do të zhvillojë takime me të gjithë delegatët, të cilët shpreson që ta votojnë.

“Ajo çka është më e rëndësishme është që ne të kemi një strukturë të re. Pasi sot PD nuk ka një udhëheqës dhe ne duhet të bëhemi bashkë që të bëjmë një opozitë të fortë që nesër të jemi një forcë qeverisëse.

Po patjetër. Ky është synimi do takohem me delgetatë dhe shpresoj që të më votojnë”,tha ajo.

Zjarr Tv Ad