Kuvendi miraton rezolutën: Presidenti të heqë dorë nga bllokimi, Meta konference ne 14:00

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi miratoi sot një pr/rezolutë të PS-së ku i kërkohet Presidentit  Ilir Meta. të heqë dorë nga çdo lloj tentative dhe akti që bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta: Shmangia e krizës Kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykates Kushtetuese- detyre imperative e organeve te larta te shtetit” u miratua me 97 vota pro dhe asnjë kundër, 2 nuk votuan.

Pr/rezoluta u hartua nga maxhoranca pasi kreu i shtetit dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke mos njohur Arta Vorpsit,  emri i të cilit u publikua në Fletore Zyrtare

Kjo rezolutë do të jetë pjesë e dosjes së komisionit hetimor per shkarkimin e presidentit dhe  nuk ka efekt ligjor por vetëm politik.

Përmes rezolutës kërkohet tër rishikohet dhe legjislacioni për të shmangur cdo bllokim.

Kryeministri Edi Rama akuzoi Meten se ka humbur busullen dhe e ka kthyer institucionin ne nje frengji nga ku sulmon të katër anët.  Ndërkohë presidenti ka njoftuar se do te dale ne nje konference per median ne oren  14:00.

Në rezolutë shkruhet: 

Kuvendi duhet ti kërkojë Presidentit të heqë dorë nga çdo lloj tentative dhe akti që bllokon zbatimin e reformës në drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese
Kuvendi në mënyrë të përsëritur i bën thirrje presidentit të reflektojë duke e rikthyer institucionin e presidentit në kufijtë e kompetencave të njohur nga kushtetuta dhe mos marrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të kushtetutës.

Kuvendi duhet të angazhohet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit.

Zjarr Tv Ad