Kuvendi njofton KQZ-në për përfundimin e mandatit të Arben Ahmetajt, dy emrat që pritet ta zëvendësojnë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë me anë të një shkrese zyrtare ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përfundimin e mandatit të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Socialisti prej rreth 6 muajsh është në arrati dhe ndaj tij po zhvillohen një sërë hetimesh që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Në letrën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj theksohet se “Ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023”.

Tashmë KQZ pritet të kalojë mandatin e Ahmetajt, një prej pasuesve në listën e socialistëve të Qarkut të Tiranës.

Në pritje për këtë post është Dallëndyshe Bici, drejtoresha aktuale e Kadastrës, por në qarqet e politikës është diskutuar se kjo e fundit nuk do ta pranojë mandatin.

Nëse Bici refuzon, pasues në listë është Plarent Nderca, ish sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Zjarr Tv Ad