Kuvendi rrëzoi kërkesën për Komision Hetimor për investimet strategjike, Bardhi: Ligji e cakton qartë se sa firma duhen, Rama tha harrojeni…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazmend Bardhi ka folur në foltore pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për investimet strategjike

Bardhi tha se sipas ligjit mjaftojnë 5 firma për shqyrtimin në seancë për ngritjen e Komisionit Hetimor, ndërsa shtoi se pas terheqjes së firmës se Agron Dukës ata kanë depozituar nga  e para kërkesën me 36 firma.

Reagimi i Bardhit erdhi pasi Balla nga Kuvendi akuzoi PD-në se po bën përpjekje për falsifikim sa i takon kërkesës së tyre për të kërkuar mocion për Komisionin Hetimor për investimet strategjike

Bardhi: Me pretendimin se kishin ngelur 34 firma e rrëzuat ne kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas ligjit, mjaftojnë 5 firma të deputeteve që kërkesa për komision hetimor të shqyrtohet në seancë. E bën të detyrueshme ose jo komisionin hetimor. Po nuk nevojiten aq firma. Më datë 27 kemi paraqitur nje kerkese ku sqarojmë, terheqjen e firmes se deputetit Agron Duka, kemi depozituar një kerkese të 36 deputeteve.

I gjithë sqarimi që ju keni bërë në konferencën e kryetarëve por edhe ai që dha Balla është një justifikim. Rama tha harrojeni se do të ngrejme komision hetimor per investimet strategjike. Shqiptarët duhet ta dinë. Një nga ministrat e Ramës rrezikon, ka përfituar bashkëshorit i saj statusin e investitorit strategjik, nje kompani offshore ka përfituar.

Kjo është arsyeja që vini ketu dhe sdini ca flisni. Keni një kerkese me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar.

Zjarr Tv Ad