Kuvendi rrëzon kandidaturën e Florian Bjankut për anëtar të KLP (Marrëveshjet e miratuara)

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatura e Florian Bjankut për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, është rrëzuar sot në Kuvend, pasi nuk mori votat e duhura.

29 deputetë votuan pro, 69 abstenuan dhe 4 votuan kundër, ndaj kjo kandidaturë nuk u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla komunikoi se çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një kandidaturë të re.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi me 101 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Ndërsa me 101 vota pro, u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”.

Kuvendi miratoi me 99 vota projektligjin “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”.

Zjarr Tv Ad