Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për mocionin me debat me Ramën, Balla: Hap i madh, dokumenti nuk kishte firmën e “non gratës”

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi ka rrëzuar me votat e mazhorancës kërkesën e PD-së dhe LSI-së për mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama, për deklaratat e këtij të fundit se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse në Qershor nuk mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se opozita kishte bërë një hap të madh, pasi në dokumentin e paraqitur nuk ishte firma e Sali Berishës. Sipas tij, çdo kërkesë që do të ketë firmën e tij do të refuzohet menjëherë.

“Dy fjalë për aspektin formal lidhur me paraqitjen e kërkesës dhe kundërshtitë e saj me rregulloren e Kuvendit. Kjo kërkesë nuk përmbush atë që përcakton neni 98 dhe si i tillë aspekti formal nuk përmbushet. Por dua ta falenderoj propozuesin që në kërkesën që kanë depozituar, nuk është kërkesa që ka qarkulluar, pasi në kërkesën që kemi këtu nuk ëhstë firma e “non gratës”, dhe ky është reflektim i madh dhe ju përshëndes që keni hequr dorë nga dokumenta ku përfshiohet “non grata”. Ky është hap i madh. Nuk do të miratohet kjo kërkesë nga ana jonë pasi më vjen keq që s’keni kuptuar asgjë.

Nëse doni një instrument parlamentar për t’u sqaruar, keni të gjitha mundësitë, por mocion me debat për këtë çështje se Shqipëria në rast se në qershor nuk do të mbahet Konferenca e parë ndërkombëtare për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ne kemi të drejtën të ndahemi dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Në qershor do të kemi më shumë diskutime për këtë çështje. Franca po përgatitet që kjo konferencë të mbahet. Në debatin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shqipëria nuk ka pse të merret peng. Ne duam që të na vlerësohet performanca jonë. Sot jemi vetëm pak ditë nga miratimi i rezolutës për Shqiëprinë në Parlamentin Europian.

Kurrë më parë nuk ka patur unanimitet për t’i bërë thirrje Këshillit Europian mbajtyej e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqiëprisë. Këtu tani vijnë këta që thonë se Shqipëria po ndryshon kurs. Sa kohë do jemi ne në qeveri, kemi vetëm plan A, plan B keni ju. E keni kthyer anti-amerikanizmin në doktrinë dhe për këtë ne nuk ju shërojmë dot, bashkohuni të gjithë në një trup të vetë, edhe me fitoren historike që arritët dje”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad