“Kuvendi si koncesion shtesë i qeverisë”, Vasili kërkesë Nikollës: 4 projektligje të Partisë së Lirisë bllokohen prej muajsh, po shkelet rregullorja

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një reagim në facebook i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të merren në shqyrtim projektligjet e opozitës.

Sipas Vasilit, janë 4 projektligje të PL që janë bllokuar  dhe as nuk ka nisur shqyrtimi i tyre. Ndërkohë ai shtoi se projektligjet propagandistike qeverisë shqyrtohen në mënyrë të rrufeshme.

Postimi i Vasilit:

Funksionimi i Kuvendit te Shqiperise ka degraduar si koncesion shtese i qeverise!

I jam drejtuar sot Kryetares se Kuvendit Nikolla zyrtarisht per te vendosur Kuvendin e Shqiperise ne shinat e ligjit.

Projektligjet e opozites bllokohen e zvarriten duke shkelur ne menyre skandaloze Rregulloren e Kuvendit duke e shnderruar ate ne nje lecke pa vlere.

Projektligje te opozites, qe u japin pergjigje te menjehershme problemeve kritike te qytetareve zvarriten me muaj te tere ndersa deputeteve rilindas dhe qeverise Projektligjet propagandistike ju shqyrtohen ne menyre te rrufeshme.

Ka kater projektligje te Partise se Lirise, te cilet prej muajsh jane bllokuar dhe as qe ka filluar shqyrtimi i tyre.

Maxhoranca e ka shnderruar Kuvendin ne nje zyre shtese ne sherbim te propagandes se qeverise.

Kryetarja e Kuvendit ka pergjegjesi shume te madhe per kete situate te rende paligjshmerie te Kuvendit.

P.S. Letra zyrtare derguar Kryetares Nikolla!

Zjarr Tv Ad