Kuvendi voton Qeverinë Hoti: Pandemia dhe ekonomia, dy prioritetet

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 vota kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë “po” qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Hoti duke prezantuar planin e tij qeverisës në nisje të seancës, tha se qeveria që ai do të drejtojë do të ketë dy prioritete kryesore; e para luftimi i pandemisë së koronavirusit të ri dhe i dyti, rimëkëmbja ekonomike.

Duke folur për prioritetet, Hoti tha se së bashku me partnerët e tjerë qeverisës do të kujdesen edhe për prioritetet e tjera si forcmimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik, marrja e përgjegjësive kushtetuese për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me përfshirje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo qeveri do të promovojë dhe mbrojë sovranitetin e vendit si një tërësi e pandashme”, deklaroi Hoti.

Sa i takon rimëkëmbjes ekonomike, Hoti tha se do të krijohet fondi për rimbëkëmbje ekonomike, pasi sipas tij, dëmet nga pandemia e koronavirusit të ri mund të jenë të paparashikueshme.

Hoti ka premtuar mbështetje për bizneset për të tejkaluar krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia.

Jashtë Kuvendit protestë kundër qeverisë

Ndërkohë një numër protestuesish janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kundër formimit të qeverisë.

Flutra Zymi e cila thotë se po proteston në mbrojtje të qytetarëve dhe jo të partive politike,  shpreh zhgënjim për manipulimin e votave.

Zjarr Tv Ad