Kuvendi voton shkarkimin e tij, Meta aktivitet me Ansamblin e Dibrës…

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paralelisht me punën e Kuvendit, i cili ditën e sotme do të votojë raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, kreu i shtetit do të vijojë me axhendën e tij të planifikuar.

Meta nuk do të paraqitet në seancën e sotme plenare për të folur para ligjvënësve, por do të zhvillojë në Presidencë një aktivitet me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Presidenca njofton se në orën 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë” do të zhvillohet një aktivitet kulturorë, ku Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta, nuk e ka njohur nismën e mazhorancës për shkarkimin e tij, madje e ka cilësuar atë nul dhe anti-kushtetuese. Po ashtu Meta nuk është paraqitur në asnjë seancë të Komisionit Hetimor, i cili hartoi raportin për shkarkimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad