Kuvendi voton sot pasardhësin e tij, ja çfarë bën Presidenti Meta

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, dhe mundësitë janë që Gjeneral Bajram Begaj të marrë 71 votat e nevojshme për zgjedhjen në postin e rëndësishëm.

Në orën 10.00 grupi parlamentar i PS do të nisë mbledhjen e firmave, të cilat duhet të jenë jo më pak se 20-të, për t’i dërguar më pas në Kuvend. Edhe vetë gjenerali e ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama.

Por ndërkohë që deputetët bëhen gati për të zgjedhur pasardhësin e Ilir Metës, ky i fundit duket krejt i pashqetësuar, shkruan newsbomb.al. Presidenti ka ndarë një foto nga vizita në Turqi dhe uron prej atje një fundjavë të mbarë.

“Mirëmëngjes nga Stambolli të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Meta dhe publikon një foto nga një park me lule në kryeqytetin turk. Kreu i shtetit shihet i veshur sportiv, ndoshta pasi ka dalë për të bërë ecjen e mëngjesit.

Zjarr Tv Ad