‘Ky do me na bë budallenj me zor’- Pas videos që u bë virale, Ismet Drishti në DILEMË: Ta heq nga puna apo…?

0
2997
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronari i Zjarr Televizion dhe regjisori i njohur Ismet Drishti ka reaguar ndaj videos virale që u përhap gjithandej në rrjet ku moderatorja e Zjarr TV teksa po transmetohej edicioni informativ bëri një reagim lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Vlora, ku ky i fundit e cilësoi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit në këtë qytet si shenjë e rritjes së ekonomisë në tërësi.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, moderatorja e Zjarr Televizion, gjatë edicionit informativ teksa lexon këtë lajm, pa e ditur se vazhdon regjistrimi, ajo shfryhet kundër Ramës.

“Ky do me na bë budallenj me zor, Zot na ruaj,” dëgjohet të thotë  gazetarja.

Ismet Drishti nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ teksa ka bashkangjitur dhe videon tashmë të bërë virale, shtron pyetjen nëse duhet ta heq nga puna moderatoren apo ti shtojë rrogën?

 

Zjarr Tv Ad