Ky do të jetë udhëtimi më i gjatë në botë me avion

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania ajrore Singapore Airlines, Airbus A350-900 ULR (Ultra Long-Range), do të bëjë fluturimin që do të thyejë rekorde.  Kështu nga Singapori për në Nju Jork do të jenë rreth 19 orë në fluturim.

Duke nisur nga 11 tetori, pasagjerët në avionin e ri të kompanisë ajrore Singapore Airlines, Airbus A350-900 ULR (Ultra Long-Range), do të bëjnë fluturimin që do të thyejë rekorde.

Fluturimet e reja do të jenë tre herë në javë nga Singapori për në aerportin Newark Liberty International, ndërsa të përditshmet do të nisin më 18 tetor, pas vënies në funksionim të avionit të dytë.

Në momentin ka 22 avionë A350-900 dhe ka porositur 45 të tjerë, përfshirë gjashtë URL.

Avioni u testua në prill, kur avioni mbërriti në Singapor nga Tuluza e Francës.

Airbus A350-900 ULR (Ultra Long-Range) mund të fluturojë 11160 milje (17960 km), 1800 milje më shumë se avioni A350.

Por për cilindo që do të ishte i gatshëm të rrinte 19 orë në një vend të ngushtë, ka një problem pasi nuk do të ketë bileta ekonomike.

Në këto aviona do të ketë vetëm vende të klasit premium dhe atyre të biznesit.

Aeroporti i Newark Liberty, në Neë Jersey, është një gjysmë ore me makinë nga Manhattan.

Do të ketë 94 ulëse në klasin premium dhe 67 vende të klasit të biznesit.

Kjo do të thotë se Singapore Airlines do të shpallet mbretëresha e fluturimit më të gjatë në botë pa ndalesë.

 

Zjarr Tv Ad