Kujtojmë se sonte është prime i radhës ku Luizi dhe Olta pritet të jenë në nominim kokë më kokë për të martën pasi kanë thyer rregullin e lojës me litar gjatë javës.





Sigurisht që do jetë si gjithmonë një natë e gjatë me debate të forta, surpriza të shumta, nominime dhe hyrje të reja.





Banori i radhës që sonte do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është prezantuesi dhe ish-basketbollisti i njohur nga Kosova.





Demokracia.com mëson se banori më i ri në BBVA2 është Shpat Kërleshi. Shpati vjen nga qyteti i Gjakovës dhe është prezantues në emisionin “Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21.










Karriera e tij është më e gjerë, Shpati është një ish basketbollist i KB “Vëllaznimit” ku ishte pjesë e turnirit të madh të universiteteve që mbahej në Kroaci, ku Universiteti i Prishtinës që përfaqësohej nga ai, fitoi vendin e parë.





Ndërkohë që është përmendur shumë gjatë kësaj jave edhe emri i Erjola Docit, modeles së njohur, pjesë e Top Channel. Po ashtu është përfolur edhe për aktorin Elvis Pupa.




