Ky është boksieri më i mirë në planet sipas Khabib Nurmagomedov

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas luftëtarit të UFC, është Tyson Fury më i miri në planet, në kategorinë e peshave të rënda.

Rikthimi i Fury në botën e boksit ishte një mrekulli në vete, pas kohërave të vështira që kaloi britaniku, me depresionin dhe abuzimet me drogën.

Pas tri viteve larg ringut, ‘Gypsy King’ u kthyer për të kontestuar titullin e WBC kundër Deontay Wilder, në një ndeshje që përfundoi baras, por që për shumë kë fitues ishte Fury.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Khabib Nurmagomedov beson se Tyson Fury është boksieri më i mirë i peshave të rënda.

“Mendoj se Tyson Fury është më i miri. Në mendimin tim, në boks, ai është më i miri momentalisht” ka thënë Nurmagomedov.

“Nëse sheh luftën e tij ndaj Wilder, pa nokautin, ai e mposhti atë” ka thënë tutje rusi.

“Ndoshta jam gabim dhe u kërkoj falje djemve të tjerë, më pëlqejnë të gjithë dhe i respektoj” ka thënë ndër të tjerash Khabib.

Fury do të zbres sonte në ring, për përballjen kundër Tom Schwarz.

 

Zjarr Tv Ad