Ky është droni i Facebook që do të sjellë internet në të gjithë botën (Foto)

0
839
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Facebook thotë se do të fillojë testimet e këtij droni solar me krahë të një Boeing 737, për të përmbushur qëllimin e sjelljes së internetit në pjesët e botës ku nuk ka qasje.
Inxhinierët e rrjetit gjigant social thonë se e kanë ndërtuar tashmë një dron me krahë 140m që peshon më pak se 800kg.
Ai do të përdorë lazerët për të dërguar sinjale të internetit në stacionet poshtë në tokë, transmeton Lajmi.net.
“Jam shumë i emocionuar të ju njoftoj se kemi përfunduar ndërtimin e dronit të parë të këtij lloji, si pjesë e projektit tonë Internet.org”, tha Mark Zuckerberg.
Droni, i quajtur Aquila, është një aeroplan i cili dërgon lidhje të internetit nga qielli në tokë. Ka krahë të një aeroplani Boeing 737, por peshon më pak se një veturë dhe mund të qëndrojë në ajër për disa muaj të tërë.
Projekti është pjesë e planeve të Facebook për të sjellë internetin tek miliona njerëz të cilët jetojnë në regjione ku nuk ka shërbim të internetit.

 

Zjarr Tv Ad