Ky është fshati misterioz i të pasurve

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fshati kinez i Huaxit, emri kolektiv i fshatit të të pasurve, është një krijim komunist që për vite ka hutuar pjesën tjetër të botës.

2,000 banorët e regjistruar jetojnë në shtëpi të rehatshme, kanë makina Audi, BMW  dhe Cadillac. Ata kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor falas dhe arsimit dhe të paktën 250,000 dollarë në llogaritë bankare.

Dikur Huaxi ishte si fshatrat tjera në Kinë, një vend i varfër bujqësor me rreth 600 banorë, krejt kjo derisa aty erdhi ëu Renbao, ish-sekretar i Partisë Komuniste, i cili vendosi të kryejë një lloj eksperimenti ose utopie komuniste, modeluar në vizionin e ish-liderit Mao.

Ai e quajti atë fshatin e parë nën harkun qiellor. Renbao ka themeluar disa kompani investuese, ka hapur fabrika dhe e ka kthyer fshatin në një konglomerat të specializuar në prodhimin industrial.

Në fshat gjendet një park botëror i kopjuar sipas ndërtesave të famshme botërore si Statuja e Lirisë, Shtëpia e Operës së Sidneit dhe në mënyrë të pashmangshme Muri Kinez.

Në pesëdhjetëvjetorin e ekzistencës së fshatit, ata ndërtuan një rrokaqiell me lartësi 328 metra dhe 60 kate. Rrokaqielli është një hotel me 826 dhoma, dhe në katin e parë ka statujën e artë të një demi.

Megjithatë, jeta në fshatin më të pasur në Kinë ka anën e saj të errët dhe shumë kufizime.

Banorët nuk mund të largohen nga fshati, sepse ata humbasin të gjithë pasurinë. Intervistat e medias janë të ndaluara dhe raporte të rralla nga fshati mund të bëhen me mbikëqyrjen e autoriteteve lokale. Të gjithë punojnë shtatë ditë në javë.

Nuk ka klube dhe bare në fshat, dhe bixhozi, drogat  janë të ndaluara.

Megjithatë, ajo që nënkuptohet të portretizohet si socializëm, kur të duket pak më mirë, është në fakt kapitalizmi i mirë i vjetër

Përveç 2,000 banorëve që gëzojnë të gjitha përfitimet, ka edhe dhjetëra mijëra ‘proletarë’ që jetojnë vetëm një kilometër katror prapa kufijve të përcaktuar mirë, duke bërë punë të rënda fizike dhe nuk shijojnë të njëjtat privilegje si banorët e fshatit.

“Ky është shfrytëzim i zakonshëm, të gjithë këta dhjetëra-mijëra njerëz që jetojnë pas telave dhe që punojnë në fabrika për një pagë shumë më të ulët, nuk mund të bëhen banorë të barabartë ose aksionarë

 

Zjarr Tv Ad