Ky është i vrari në Shkodër/Probleme me gjakmarrjen

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me një atentat në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar është ekzekutuar me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55 në fshatin Shkjezë, ku viktima është identifikuar si Gjin Ndoji (Boriçi).

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”, të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi.

Burimet thanë se i riu është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj persona dhe pista kryesore në të cilën po hetohet është pikërisht larje hesapesh për trafik narkotike.

27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor dyshon më shumë te pista e parë.

Kjo sepse pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mësohet se makina që e djegur, tip “Benz” AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip “Fiat Punto” në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Zjarr Tv Ad