“Ky është shekulli i shqiptarëve”, Bujar Nishani para protestuesve: Hajnia dhe tradhtia s’mund të marrin peng një një popull të tërë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur përpara protestuesve që janë mbledhur kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri. Ai është shprehur se ky është shekulli i shqiptarëve, ndaj nuk duhet të lejojmë hajninë dhe tradhtinë që të marrë peng një popull të tërë.

“Është një mbrëmje e vecantë për demokracinë shqiptare, një moment kritik dhe kthese për historinë e Shqipërisë. Sot e keni mbushur me mijëra këtë shesh, por pranisë tuaj fizike sot i bashkohen qindra mijëra patriotë shqiptarët kudo që ndodhen. Juve ju ka bashkuar një mision i madh dhe fisnik, i vështirë por i thjesht për ta marrë përsipër: dalja zot e vendit tuaj, të familjeve tuaj, të së ardhmes tuaj.

Ju sonte në këtë betejë që po nisni ju ka bashkuar misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë bashkë. Prej 8 vitesh një qeverisje e mbrapsht nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por vetëm për xhepin e saj dhe armiqtë e Shqipërisë.

Afera më e fundit e inceneratorëve është vetëm një pjesë e vogël e hajdutërisë së kësaj qeverie. Kujt mund t’ia rrokë mendja që mund të ndodhin vjedhje të përmasave të tilla nbë sytë e qytetarëve, ligjit, dhe askush nuk përgjigjet. Po ku e gjen kurajon hajnia? Hajnia është motër e vëlla me tradhtinë. Jemi në këtë shesh për të protestuar kundër padrejtësive jo vetëm historike, por edhe të sotme që po i bëhen kombit shqiptar. Ky shekull është dhe do të jetë shekulli i shqiptarëve.

Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, përkundrazi. Ne nuk kemi qenë kundër bahskëjeteësë, por kemi qenë ushqyes të bashkëjetesës. Po kurrë s’mund të lejojmë rikthimin e hegjemonisë serbe në rajon, apsi është kërcënimi më i madh i stabilitetit në rajon. I ashtuquajturi “Ballkani i Hapur” është projekti më i mbrapsht anti-europian.

Hajnia dhe tradhtia mund të marrin peng një njeri, por kurrë një popull të tërë që është dhe do të mbetet në këmbë. Së pari dua të shpreh mirënjohjen për demokratët e këtij vendi që i dalë zot shtëpisë së tyre politike, të lirisë, duke e rikthyer në misionin për t’i prirë opozitës shqiptare, ku hajnia s’do të gjej vrimë për t’u futur dhe tradhtia do të përballet me secilin prej jush. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dritë në këtë betejë të madhe”, tha Nishani.

Zjarr Tv Ad