Ky është shqiptari hero i Gjermanisë, ja si e shpëtoi një fëmijë

0
416
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur në fshatin ndërmjet Langwarden dhe Ruhwarden, ku një autobus me 15 nxënës të shkollave fillore ka pësuar aksident, si pasojë e erës. Sipas policisë, fatmirësisht askush nuk është lënduar, por fëmijët kanë vuajtur nga shoku, shkruan “nwzonline.de”.

Një 47-vjeçar, i cili jeton si refugjat në Butjadingen, së bashku me djalin e tij ishin në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit. Avni Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, madje uji kishte filluar të hynte në autobus, përcjell Albinfo.ch.

Shqiptari pësoi disa lëndime gjatë operacionit dhe kishte sjellje shembullore, ka thënë policia. Sipas punëdhënësit të tij, Meent Brunken ai duhet të deportohet nga Gjermania dhe ka qenë rrugës për autoritetet e huaja.

Fëmijët ishin të tronditur nga kjo ngjarje, derisa më vonë janë liruar nën kujdesin e prindërve të tyre.

Për të nxjerrë autobusin nga vendi i ngjarjes ishte e vështirë dhe është dashur më shumë se tri orë.

Zjarr Tv Ad