“Kyçet” selia e PD në Shkodër, anëtari i kryesisë denoncon: Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish-kryetari Basha

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Selisë së Partisë Demokratike në Shkodër i është vënë dryni. Denoncimi është bërë nga një nga anëtarët e PD, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër,  Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje”.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku poston foto nga selia ku shihet e mbyllur dhe thotë se kjo nuk është pronë e askujt.

“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!”shkruan ai në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad