La pas Bejkon dhe 2 kandidatët e tjerë në Tiranë, flet Arlind Qori

0
324
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa janë numëruare 714 nga 941 qendra votimi në Bashkinë Tiranë, kryeson kandidati i PS, Erion Veliaj me mbi 40 mijë në krahasim me kandidatin e Bashkë Fitojmë, Belind Këllçi që renditet i dytë.

Në vend të tretë për numrin e votave deri tani renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 10302 vota, i cili ka lënë pas edhe kandidatin e PD zyrtare, Roland Bejko.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qori u shpreh se do ta analizojnë kuti pas kutie gjithë rezultatin dhe do dalin me një qëndrim zyrtar.

“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu që nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Qori.

Zjarr Tv Ad