Labinot Rexha/ Oh Zot faleminderit që shpëtova familjen dhe vetën

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari nga Kosova Labinot Rexha ka shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti të rëndë.

Makina ku udhëtonte ai së bashku me familjen për shkak të ngricave në rrugë është përplasur me bordurën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet rrjeteve sociale, ku shkruan se falë Zotit ai dhe familja e tij shpëtuar për mrekulli nga aksidenti.

Ai ka postuar dhe foto të makinës së tij tip BMV e cila është bërë copa copa.
“Oh zot faleminderit që shpëtova familjen dhe vetën!

Një aksident pësova sot në mëngjes , rrugës për Zvicër dhe fal Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra , sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot e sigurt do të humbja veten dhe tërë familjen.

Nuk kishte asgjë me keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes , kujtova se i humba në ujë , por dëgjova zërin e djalit tim të vogël Aliun më tha që jam mirë, oh Zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je mëshirues mëshirë berë!- shkruan këngëtari nga Kosova.

Zjarr Tv Ad