Laburistët mocion kundër Johnson

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia kryesore opozitare në Britaninë e Madhe, pritet të propozojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit Boris Xhonson.

Kreu i laburistëve, Xheremi Korbin, tha të mërkurën se nëse qeveria rrëzohet, ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe një tjetër referendum për Brexit.

Corbyn: Mocioni ynë i mosbesimit ka për qëllim ndaljen e qeverisë, që të mos e nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje më 31 tetor. Ne shpresojmë që edhe partitë e tjera të opozitës të na mbështetin.

Ai shtoi se në rast se mocioni votohet në shumicë, do të marrë përsipër qeverinë në rolin e kujdestarit për një kohë të kufizuar.

Data e mocionit nuk parashikohet të caktohet përpara 3 shtatorit, kur edhe parlamentarët kthehen nga pushimet e tyre verore.

Plani i laburistëve është refuzuar nga opozitarët liberaldemokratë, të cilët e kanë konsideruar atë absurd, ndërsa të gjelbrit janë shprehur pro mocionit kundër qeverisë por kërkojnë që referendumi për Brexit të mbahet përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë një ditë më parë, kreu i qeverisë, Johonson, i etiketoi si “kolaboracionistë” deputetët që po tentojnë të bllokojnë daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Ai sërish apeloi për kompromis rreth pikave më të nxehta, përndryshe është i gatshëm pas 3 vjetësh që ta shkëputë vendin nga unioni pa marrëveshje.

Zjarr Tv Ad