“Maqedonia e Veriut arriti më larg se që mund të supozohej para disa viteve dhe tani është koha të shpërblehen angazhimet e shtetit. Diskutimet për datën për negociata vazhdojnë ndërsa disa muaj nuk do të bëjnë dallim shumë të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e vendit me Unionin”.
Këtë e porositi shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak dhe kryesues aktual i OSBE-së në një intervistë AIM, të cilën e dha një ditë para fillimit zyrtar të vizitës së tij në vend. Lajçak në rolin e kryesuesit të OSBE-së, por edhe të shefit të diplomacisë sllovake është në Shkup, ndërsa nesër ai do të ketë takim me funksionarë të lartë shtetërore, liderin e OBRM-PDUKM-së dhe organizatat qytetare.
Lidhur me anulimin e datës, në vend të pritjeve të para këtë muaj, për këtë vjeshtë, Lajçak thotë se arritjet e para ca kohësh janë me të vërtetë të shkëlqyera, vendi ka arritur më larg se që kemi mundur ta imagjinojmë para disa vitesh. “Qeveria aktuale meriton lëvdata. Arritjet në përforcimin e marrëdhënieve fqinjësore janë të pashembullta në rajon – falë Shkupit, Sofjes dhe Athinës. Dhe ky moment i krijuar duhet të shfrytëzohet për progres të mëtejmë. Sllovakia beson se është koha të shpërblehen përpjekjet tuaja dhe të dërgohet një sinjal pozitiv për popullin tuaj. Mosrealizimi i premtimeve tona do të kishte pasoja serioze”, thekson kryesuesi i OSBE-së dhe ministër sllovak i Punëve të Jashtme.
Ai shton se disa muaj nuk do të shkaktonin ndonjë ndryshim të madh për popullin e Maqedonisë së Veriut i cili priti shumë gjatë, por megjithatë beson fuqishëm se “ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar të hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis vendit tuaj dhe BE-së.
Lajçak një ditë pas përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me vlerësim se me atë rrethi magjik i miteve nacionaliste ishte shpërbërë me vullnet politik dhe guxim dhe me shpresë se do të shërbejë si inspirim për të tjerët në rajon dhe do të kontribuojë për pajtimin rajonal.
Për Misionin 27 vjeçar të OSBE-së në Shkup, arritjet e saj, punën e saj në procesin e stabilizimit dhe demokratizimit të vendit folëm me Lajçakun në intervistën për MIA-n. Midis tjerash ai u përqendrua edhe në punën e PPS-së, për të cilën para ca kohësh Misioni në Shkup e prezantoi raportin e dytë kalimtar. Ju bëri thirrje të gjitha partive politike të arrijnë marrëveshje për projekt ligjin për PP i cili do t’i kënaq pritjet e opinionit se korrupsioni do të ndëshkohet dhe se institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të përforcohen.