Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell, ka konfirmuar se i dërguari i BE, Miroslav Lajçak bashkë me Gabriel Escobarin do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë gjatë javës së ardhshme.

Qëllimi i vizitës së dy diplomatëve të huaj është që të takojnë liderët politikë për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Ata po vijnë me qëllim që të punojnë në takime me liderët politikë për ta vazhduar dialogun”, ka thënë sot Borell në një konferencë për media.

Zjarr Tv Ad