Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, priten nga presidentja Vjosa Osmani

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dëguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë mbërritur sot në Kosovë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Në orën 17:00 dy zyrtarët e huaj do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. Në një intervistë për gazetën “Ekspress” Lajçak tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, duke shtuar se Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.

Ndër të tjera diplomati i BE ka zbuluar qëllimet e këtij takimi, ku më kryesorja është ndërmjeëtësimi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale, ka thënë Lajçak.

Zjarr Tv Ad