Lajçak: Ndryshimi i kufijve çon në luftë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, ka thënë se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, kurse përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve.

Shefi i diplomacisë sllovake në një intervistë për televizionin austriak ORF, të cilën e përcjellin meidat serbe,vlerëson se çështja e Kosovës nuk është aq e vështirë që të mos mund të zgjidhet.

“Rruga e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut, kurse bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos që të vijë deri te dialogu”, tha Lajçak, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se aktualisht ka më pak besim tek partnerët në dialog, por ai nuk ka alternativë.

Ndërsa lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, Lajçak thotë se ndryshimi i kufijve paraqet rrezik, dhe krijimi i shoqërive multietnike, që është edhe ideja themelore e BE-së, nuk bëhet me ndryshim kufijsh.

“Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë, tha ai.

 

Zjarr Tv Ad