Real Madridi dhe Atletico Madridi, kanë marr lajme të mira gjatë ditës së premte
Mediat botërore raportojnë se Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (CAS), ia ka hequr dënimin Real Madridit e Atletico Madiridit për mos-transferim të lojtarëve deri në janar të vitit 2017. Kjo do të thotë se skuadrat nga Madridi përfundimisht do të mund të blejnë lojtarë.
Paraprakisht, dyja skuadrat madrilene kishin apeluar dënimin e FIFA-s, i cili kishte suspenduar Realin dhe Atleticon shkaku i transferimit të lojtarëve të ri në moshë në mënyrë të palejuar.
Kujtojmë se të njëjtën formë ishte dënuar edhe Barcelona, të cilës i ishte ndaluar blerja e lojtarëve deri në janar të këtij viti.
Megjithatë, edhe Barcelonës i ishte hequr dënimin për një kohë të caktuar. Gjatë asaj kohe, Barca kishte transferuar lojtarë si Luis Suarez, Ivan Rakitic, Cladio Bravo, e disa të tjerë, më pas dënimi nga FIFA hyri sërish në fuqi që zgjati deri në janar të këtij viti