LAJM I FUNDIT/ Aksident te Rruga e Kombit

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LAJM I FUNDIT/ Aksident te Rruga e Kombit, dyshohet për një viktima grua dhe 2 të tjerë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushe Milot- Rrëshen në afërsi të Milotit (vijon)…

Informacioni fillestar:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll.,

pasagjere në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Informacioni në vijim:

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.

Zjarr Tv Ad