Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestrimin e pasurive të biznesmentit Ylli Ndroqi, pasi dyshohet se ka vënë pasurinë me para të dyshimta.
Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendosi sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur që më 21 korrik të 2020.
Avokati i tij u shpreh se do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që theksoi se për Ndroqin nuk ka pasur asnjë dënim për ndonjë vepër penale të kryer në Turqi.
“Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë. Nuk ka ndonjë dënim për ndonjë vepër penale. Nuk ka pasur asnjë element që ta implikojë. Nuk është dënuar për asnjë krim në Turqi.”- tha avokati.