Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin, duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim. Bilbili së bashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin akuzohen për masakrën e Lushnjes në vitin 2017.
Ata shkuan për të vrarë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por vranë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërkohë që u plagos edhe pronari i lokalit.
Ata akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe grup të strukturuar kriminal. Orges Bilali u arrestua në Tiranë gjatë periudhës së karantinës, ku u përplas edhe me policinë.