LAJM I FUNDIT/ Caktohet data kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, miratohen ndryshimet statutore

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë miratuar me shumicë votash në parim dhe nen për nen, ndryshimet statutore që lidhen me organet drejtuese të Partisë Demokratike.
22 Maj dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, procesi do të zhvillohet në të njëjtën kohë në të gjitha degët e PD-së.

Propozimet për Ndryshimet StatutoreIshte Bëhet
NENI 32
Neni 32/a
Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.
Kryesia e Degës përbëhet nga 17-23 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.
Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

NENI 32
Neni 32/a
Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.
Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.
Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës,antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

Zjarr Tv Ad