LAJM I FUNDIT/ Edi Rama thërret me urgjencë mbledhje qeverie

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka thirrur me urgjencë mbledhjen e qeverisë, pak orë pasi SPAK kërkoi arrestimin e deputetit Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve.

SPAK lëshoi sot disa urdhërarreste për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ku në mesin e tyre ishte dhe emri i deputetit socialist Alqi Bllako.

Për këtë të fundit, SPAK i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e mandatit.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”“, thuhej në njoftimin e SPAK.

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, tashmë pas hekurave, dhe Alqi Bllako, asokohe në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet në favor të projektit të shoqërive koncensionare.

SPAK ka sekuestruar po ashtu një apartament me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në pronësi të babait të deputetit, e cila dyshohet se është vënë si pasojë e aktiviteteve të paligjshme.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë“, njofton SPAK.

Kujtojmë se babai i Alqi Bllakos ka qenë punonjës i një prej kompanive të trajtimit të mbetjeve, duke marrë një rrogë prej afro 12 milionë lekësh të vjetra çdo muaj.

Zjarr Tv Ad