Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka zhvilluar sot dy ankande për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.
Në një deklaratë për shtyp OSHEE bën me dije se është hapur ankandi për 44.400 MWH, po që nuk është arritur të sigurohej sasia që duhej por më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MWh. (rreth 4.9 milionë Euro.)
Deklarate per shtyp
Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MËh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.
Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak.
Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Renditja fillestare e ofertave që bëhet automatikisht nga platforma online, u ndoq nga media.
Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MËh. (rreth 4.9 milionë Euro.)
Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar.
Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve të ditës së sotme janë:
nga sasia e kërkuar prej 44,400 MËh, u sigurua sasia 24,920 MËh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MËh (rreth 6.4 milionë Euro.)
Administratorja e kompanisë FTL, Erina Rexhepi, sqaroi për mediat procedurën që ndiqet për blerjen e energjisë elektrike., procedurë e cila realizohet bazuar në Rregulloren e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë me Vendimin Nr. 103, datë 23.06.2016. Rexhepi u shpreh se është platforma IT online e cila bën automatikisht vlerësimin e ofertave mbi kriterin e çmimit më të ulët dhe plotësimit të sasisë së kërkuar për tu blerë. Me qëllim rritjen e sasive të ofruara dhe mundësisë së uljes së çmimit mund të realizohen faza optimizimi.
Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike.