LAJM I FUNDIT/ Gjenden pa shenja jete dy persona në Fier dhe Lushnje

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka njoftuar për gjetjen e dy personave të pajetë pasditen e sotme.

“Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi Erald Mejdani, 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Lushnjë/ Rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnje. Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.

Zjarr Tv Ad