LAJM I FUNDIT/ Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, FMN del kundër

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës.

Sipas Yan Sun kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, ndërkohë që theksoi se fokusi i qeverisë duhet të jenë shtresat në nevojë.

Yan Sun:

Ne e shohim tranzitore çështjen e rritjeve të çmimeve, shteti duhet të synojë ata që vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve, ne jemi kundër subvencioneve me bazë të gjerë, pasi nuk janë të barabarta.

Mbështetja e synuar për familje me të ardhura të ulëta, subvencionet m bazë të gjerë, mund të inkurajojnë përdorimin më shumë të energjisë.

Ne si FMN jemi kundër ndryshimeve të përkohshme tatimore, ulja e TVSH nuk përkthehet në ulje të çmimeve, dhe iu jep përfitime atyre që nuk kanë nevojë për ndihmë fiskale.

Zjarr Tv Ad