LAJM I FUNDIT/ Humbin jetën edhe 3 persona nga Covid-19, të shëruarit kapërcejnë numrin e rasteve të reja ditore

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe 3 persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga testimet e bëra në të njëjtin hark kohorë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 156 qytetarë, ndërkohë janë shëruar 158 qytetarë të tjerë pasi janë shëruar duke kapërcyer për herë të parë shifrat ditore të rasteve të reja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë përmes Dr. Gentiana Qirjako
nga Instituti i Shëndetit Publik : Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike në vend. Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit.

Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura. Ruani distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)

Testime totale 59617. Raste pozitive 9083. Raste të shëruara 4791. Raste Aktive 4026. Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6,. Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2076. Durrës 521. Shkodër 285. Fier 154. Lezhë 183. Korçë 194. Vlorë 138. Kukës 140. Elbasan 161. Berat 80. Gjirokastër 40. Dibër 54

 

Zjarr Tv Ad