Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku njoftoi se në bashkëpunim me ARRSH do të nisin ndërprerje e ndriçimin në akset kombëtare për të kursyer energji.
“Kriza botërore energjetike, Qeveria Shqiptare plan masash për menaxhimin e situatës. Do vijojmë me të gjitha përpjekjet të mbrojmë të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël duke mos i ekspozuar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike.
Duke pasur parasysh konsumin e lartë dhe pasur parasysh se prodhimi vendas është ulur, duhet të dalim në imp;ort. Nesër përllogaritet kërkesë e lartë se sa sot. Për këtë arsye qeveria ka vendosur të ndërmarrë një sërë masash, duke nisur nga institucionet publike. I kemi kërkuar ARRSH për të niosur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare. Nuk do t ëpjekim disa akse rrugore që cënojnë sigurinë, sic janë disa rrethrrotyullime. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.
Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin.
Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime.
Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërpreje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjera”, tha Balluku.