Rreth 70 të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel kanë refuzuar ushqimin që ofrohet nga institucioni që prej drekës së djeshme. 25 të dënuar e bënë këtë që të enjten ndërsa sot janë bashkuar edhe 45 të tjerë.
Mësohet se të burgosurit e kanë refuzuar ushqimin e institucionit në shenjë proteste për numrin e ulët të takimeve mujore me familjarët.
Për shkak të pandemisë në institucionet e vuajtjes së dënimit është lënë vetëm një takim në muaj me familjarë të afërt, ndërsa të burgosurit kanë edhe mundësinë që të lidhen me Skype me to.
Burime pranë IEVP Burrel bëjnë me dije se tjetër kërkesë e të burgosurve është edhe zgjerimi i rrethit familjarë për takime, që të përfshihen edhe kushurënjtë e jo vetëm ata të trungut familjar.
Ndërkohë autoritetet po negociojnë me të dënuarit që t’i rikthehen normalitetit.