LAJM I FUNDIT/ Nuk ndalet Meta, Presidenti i thotë ‘Jo’ ligjit për “Taksat Kombëtare”

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 112/2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Me ndryshimet e propozuara, edhe në këtë ligj pjesë e paketës fiskale, është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale, lirisë së veprimtarisë ekonomike, dhe barazisë përpara ligjit, duke krijuar regjim të diferencuar ligjor diskriminues.

Propozimi nuk shoqërohet me një analizë që merr në shqyrtim parametrat fiskalë, për të mos krijuar një situatë ekstreme të trajtimit preferencial, duke favorizuar degë të veçanta të ekonomisë, të cilat do të duhet t`i nënshtrohen regjimeve të natyrave të njëjta.

Në këtë ligj diferencimi vazhdon në krahasim me subjektet që operojnë në importimin, tregtimin dhe përdorimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike, apo të atyre subjekteve që operojnë me produkte nga qumështi pluhur për prodhuesit e agroindustrisë-thuhet nder te tjera ne njoftim

Zjarr Tv Ad