Lajm i fundit/Policia arrestoi 5 persona ku një prej tyre ishte në kërkim kombëtar

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi në kërkim kombëtar i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” ndërsa është identifikuar me inicialet S.K., 43-vjeç.

Ai mësohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetuesesn së tij, ndërkohë, nga blutë e kryeqytetit janë vënë në pranga edhe 4 persona të tjerë.

Dy nga të ndaluarit janë  I. Z., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Z. L., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l.

Gjithashtu bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 57 vjeç, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Njoftimi i plotë: Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.  Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 57 vjeç, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • I. Z., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. •Z. L., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad