Lajm i fundit/Rrahën keq policin brenda komisariatit,arrestohen 4 të rinjtë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e Pòlicisë, brenda ambienteve të stacionit të Pòlicisë Shëngjin, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet pòlicore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Pòlicisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Pòlicisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Pòlicisë kishin shoqëruar  vëllanë e tyre, shtetasin  M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Pòlicisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Pòlicisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Zjarr Tv Ad