LAJM I FUNDIT/ Shpërthen zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët, ambulanca në vendngjarje

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i madh ka rënë në parkingun e një pallati në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë, ku policia dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve.

Zjarri në parkingun e pallatit është ende aktiv, dhe po punohet për shuarjen e tij, ndërkohë që në vendngjarje ka prani të ambulancës, pasi dyshohet se ka persona që mund të jenë lënduar.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad