“Lajm i mirë është se…”, mesazhi me kode i presidentit Meta

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ‘zhveshur’ nga angazhimet e përditshme, presidenti Ilir Meta duket se po e kalon në natyrë këtë ditë pushimi.

Përmes një fotoje në ‘Facebook’ ku shfaqet poshtë një shege, Meta flet me kode, ndërsa shkruan; “Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen!”. Kë po thumbon kreu i shtetit?!

Kujtojmë se pas zhdekretimit të datës 30 qershor dhe caktimin e 13 tetorit si datë e re e zgjedhjeve, pati reagime të ashpra mes kampeve politike, ndërsa maxhoranca kërkoi shkarkimin e Metës. Pak pas kërkesës, u ngrit Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, ndërsa në raportin e Komisionit të Venecias u tha se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese.

Zjarr Tv Ad