Lajmi Fjndit/ Artan Hoxha e paralajmëroi vite më parë arrestohet kryetari i Bashkisë së Bulqizës për…

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme.
Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza. Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.





Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg.





“Edhe i pata dale borxhit me kohe!!! Te kishte ikur qe në ate kohe sot nuk do perfundonte në burg….SPAK arreston kryetarin e Bashkise Bulqize, Lefter Alla, i akuzuar per korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha.





Në janar 2020 gazetari Artan Hoxha nxorri një video ku dukej një person që thithte kokainë, për të cilin ai konfirmoi se kryebashkiaku i akuzuar se merr drogë është Lefter Alla, i Bulqizës.





Në studion e një televizioni Hoxha publikoi videon e plotë dhe këmbënguli se rasti në fjalë është shumë i rëndë.
“Kjo konfirmon akuzat e PD-së që kërkoi të fuste me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem.





Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës.





Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”.
Kryebashkiaku Lefter Alla mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik.





Gazetari tha se kishte pasur trysni të ndryshme për të mos e publikuar videon. Ai i bëri thirrje policisë që të ketë kujdes burimet e tij të informacionit pasi ka pasur kërcënime.
I vetëdijshëm se me publikimin e kësaj videoje sot kishte krijuar shumë armiq. 





Partia Demokratike reagoi pas publikimit të videos duke thënë se “ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare”. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat PD-ja tha:





“Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.”





Kryebashkiaku Alla komentoi në Facebook se videoja ishte montazh dhe e lidhi atë me opozitën:
“Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast”-shpreh Alla tre vite më parë.





Zjarr Tv Ad