Lajmi Fundit/Enkelejd Alibeaj tërheq ankimimin nga Gjyjata e Apelit, gjykata pushon çështjen…

0
1078
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak orë para nisjes së gjykimit nga Gjykata e Apelit, kreu i grupit parlamentar demokrat i cili mban dhe vulën e kësaj partie pas largimit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e PD.

Përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa tha se kanë hequr dorë nga ankimimi në mënyrë që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit për vulën e PD.

Sipas tij, çështja për bashkimin e 2 statuteve pengonte gjykimin mbi vendimin që kishte marrë gjyqtari Agron Zhukri për t’i dhënë vulën Sali Berishës prandaj bën këtë hap pas që Apeli të japë vendimin përfundimtar. Po ashtu pretendon se çështja është zvarritur qëllimisht duke u shndërruar artificë juridike.

Ndërkohë, pas kësaj kërkese trupi gjykues është mbledhur duke pushuar kështu çështjen e ankimimit për bashkimin e dy kuvendeve të Partisë Demokratike.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak, Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje.

Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje është e natyrës proceduriale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti.

Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse Kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Që është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datë 31 Maj.

Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve të fundit. Pa dashur të paragjykoj vendimin që do të marrin gjykatësit, nuk mund të rri pa përmendur që për kaq muaj me radhë është e çuditshme, në mos e qëllimshme, zvarritja pa arsye të qartë e vendimit.
Për sa më lart, i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj pengese të shqyrtojë çështjen Zhukri.“, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad