Lajmi Fundit/ Shemsi Prençi nuk njeh zgjedhjet në Kamëz dhe largohet nga gara….

0
4074
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokratike për Primaret në bashkinë Kamëz, Shemsi Prençi  ka reaguar ditën e sotme në lidhje me procesin teksa ka njoftuar daljen e tij nga gara.

Sipas tij “socialistët kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa demokratëve ju shkruhet me dorë emri”, teksa ka postuar dhe një fotografi se si duket lista e shkruar me dorë.

Prençi shkroi në Facebook se në këto kushte është i detyruar të mos e njohë procesin dhe t’i kërkojë PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.

Statusi: “Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez! Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.


Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike”, shkroi Prençi.

Zjarr Tv Ad