Lajmi Fundit/ Vrasjet e 21 Janarit, familjarët e viktimave kallëzojnë sot në SPAK Berishën, Bashën dhe Prendin

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Famijarët e viktimave në protestën e 21 janari do të bëjnë këtë të enjte kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër kreut të PD, Sali Berisha, deputetit Lulzim Basha dhe ish-gardisti Ndrea Prendi.

Theksojmë se më herët Partia Socialiste dhe ministria e Drejtësisë bënë kallëzim në SPAK për çështjen e 21 janarit.

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për këto kallëzime, duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetim.

Në protestën e 21 janarit 2011 u vranë katër qytetarë gjatë protestës së PS para Kryeministrisë. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Zjarr Tv Ad