LAJMI I FUNDIT: Skuadra e Seris B transferon ish yllin e Barcelonës

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cesc Fabregas është tashmë një futbollist i Comos dhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Serinë B italiane.

Tifozë të shumtë kanë pritur me entuziazëm mbërritjen e ish kampionit të botës. Futbollisti transferohet në Itali me parametra zero pas përfundimit të aventurës së tij me Monacon në kampionatin francez.

Mesfushori do të firmos një kontratë që do ta mbaj të lidhur me klubin Italian deri në vitin 2024. 35 vjecari sezonin e fundit me skuadrën nga principata u aktivizua në vetëm dy takime megjithatë tifozët e Comos duken shumë të lumtur për këtë transferim.

Fabregas në të shkuarën ka mbajtur veshur fanella të klubeve të rëndësishme sic janë Arsena, Barcelona, Chelsea dhe Monaco.

Zjarr Tv Ad