Lajmi për arrestimin e dhëndrit për fabrikë droge, reagon politikani i njohur shqiptar dhe tregon si qëndron e vërteta

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka reaguar menjëherë pas lajmeve se dhëndri i tij është arrestuar. Xhakolli për “News24” u shpreh se dhëndri i tij është mes të arrestuarve për fabrikën e drogës në Ohër.

Lajmi në mediat maqedonase për fabrikën e drogës:

Një fabrikë drogë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit. Sipas autoriteteve maqedonase, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Po ashtu në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve sipas mediave maqedonase rezulton edhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakollit. Referuar mediave maqedonase, thuhet se dhëndri i Xhakollit, ishte pronar i fshehtë i kësaj “fabrike”.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Zjarr Tv Ad